Përshkallëzim i fortë – Garda Revolucionare e Iranit pretendon goditjen e zyrës së Netanyahut – Tel Avivi në heshtje

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) ka deklaruar se ka ndërmarrë një sulm raketor ndaj objektivave të rëndësishme institucionale në Izrael, përfshirë zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandës së Forcave Ajrore izraelite.

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia iraniane Tasnim, IRGC e përshkroi operacionin si “të papritur” dhe “të planifikuar me kujdes”, duke pretenduar se objektivat janë “goditur rëndë”.

“Zyra e Kryeministrit të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore janë sulmuar dhe goditur rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa,” thuhet në deklaratë.

Sipas të njëjtit burim, mbijetesa e kryeministrit Benjamin Netanyahu mbetet “e pasigurt”, ndërsa nuk jepen detaje të mëtejshme mbi gjendjen e tij.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite nuk kanë konfirmuar deri tani as goditjen e zyrës së kryeministrit dhe as dëmtimin e komandës së Forcave Ajrore.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas sulmit të koordinuar mes SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt, ku sipas raportimeve u vra lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, një zhvillim që ka rritur ndjeshëm rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa priten reagime zyrtare nga Tel Avivi dhe aleatët perëndimorë.

Screenshot_7

Lajmi i pasqyruar në agjencine iraniane Tasnim

Përveç agjencisë së lajmeve të Iranit, lajmi u përcoll edhe nga mediat e huaja ndërkombëtare.

Screenshot_9

Titulli i medias italiane “TgCom24”

Screenshot_8

Lajmi i raportuar ne median italiane “TgCom24”