Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur të shpërndajë Kuvendin, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend.
Në një deklaratë publike, Osmani theksoi se ky vendim erdhi pasi përfaqësuesit politikë nuk arritën të zgjidhnin presidentin e ri brenda afatit kushtetues. Sipas saj, përfaqësuesit e institucioneve “vendosën ta çojnë vendin në zgjedhje”.
“Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, u shpreh presidentja.
Kriza institucionale erdhi pasi procesi për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Kandidatë për postin e kreut të shtetit ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha, të dy të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Pas dështimit të votimit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se i është drejtuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës me kërkesë për pezullimin e përkohshëm të afateve kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e presidentit.
Zhvillimet e fundit pritet ta çojnë Kosovën në një proces të ri zgjedhor, në një moment të ndjeshëm politik për vendin.









