“Nuk komentojmë spekulime” – BE injoron sulmet Sali Berishës ndaj ambasadorit Gonzato

Delegacioni i Bashkimi Evropian në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berisha, duke theksuar se nuk ka koment mbi akuzat e ngritura prej tij.

Në një përgjigje për Euronews Albania, përfaqësuesit e BE-së u shprehën shkurt: “Nuk komentojmë spekulime”, duke shmangur përfshirjen në polemikën e krijuar.

Reagimi vjen pas deklaratave të Berishës, i cili dy ditë më parë akuzoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, se paraqet në Bruksel një imazh të deformuar për Shqipërinë dhe Partia Demokratike.

Sipas Berishës, ambasadori sillet “sikur të jetë përfaqësues i qeverisë shqiptare në Bruksel”, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të informohen drejtpërdrejt për zhvillimet në vend.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se axhenda e Partisë Demokratike është e lidhur me lëvizjen “MAGA”, duke theksuar se objektivi kryesor i forcës politike që ai drejton mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Polemika mes liderit të opozitës dhe përfaqësuesve të BE-së vjen në një moment delikat për procesin e integrimit, duke reflektuar tensionet politike dhe debatet mbi perceptimin ndërkombëtar të zhvillimeve në vend.