“Vendim historik në SHBA” – Gjykata urdhëron rikthimin e Zërit të Amerikës – Bie urdhri i Trump

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpallur të paligjshëm vendimin e administratës së Donald Trump për mbylljen e Zëri i Amerikës (VOA), duke urdhëruar rikthimin e menjëhershëm të transmetuesit dhe të qindra gazetarëve në punë.

Gjykatësja federale Royce Lamberth vendosi që shkarkimet masive dhe pezullimi i aktivitetit të VOA-s ishin “arbitrare dhe kapriçioze”, duke i dhënë autoriteteve një afat prej një jave për të rikthyer transmetimet.

Vendimi përbën një goditje të fortë për administratën Trump, e cila kishte urdhëruar mbylljen e transmetuesit ndërkombëtar me arsyetimin e “paragjykimit politik”. Në të njëjtën linjë, ishte kërkuar edhe reduktimi maksimal i mediave të tjera si Radio Evropa e Lirë dhe Radio Azia e Lirë.

Në qendër të debatit ishte edhe drejtimi i Agjencia Ameri