MESAZHI/ Situata në terren është tepër e rrezikshme – Trump u bën thirrje iranianëve: Mos protestoni tani, bombat po bien!

Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje qytetarëve iranianë të shmangin protestat në këtë moment, duke paralajmëruar se situata në terren është tepër e rrezikshme për shkak të bombardimeve në vijim.

Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, në prani të kancelarit gjerman Friedrich Merz, Trump theksoi: “Nëse do të dilni dhe të protestoni, mos e bëni ende. Është shumë e rrezikshme atje jashtë. Po hidhen shumë bomba.”

Menjëherë pas sulmeve të fundjavës, kreu i Shtëpisë së Bardhë u kishte bërë thirrje iranianëve që të merrnin në dorë fatin e qeverisjes së tyre. Ai e ka përsëritur këtë mesazh edhe në deklarata të tjera për mediat, ndonëse nuk ka përmendur publikisht një emër konkret si pasues të Udhëheqësit Suprem të Iranit, pas vrasjes së Ali Khamenei.

Trump shtoi se kishte pasur në mendje të paktën një alternativë, por sipas tij, ai person tashmë nuk është më gjallë.