Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën, pasi kryeministri Sanchez refuzoi përdorimin e bazave ushtarake në territorin e saj për operacionet amerikane kundër Iranit.
“Do ta ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me Spanjën”, u shpreh Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, gjatë pritjes së kancelarit gjerman Friedrich Merz.
Nga ana tjetër, qeveria spanjolle theksoi se SHBA-ja as nuk ka përdorur dhe as nuk do të përdorë bazat ushtarake në territorin spanjoll për sulme ndaj Iranit, duke nënvizuar se Spanja ruan kontroll të plotë sovran mbi objektet e saj ushtarake.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një moment tensioni të shtuar ndërkombëtar, ndërsa operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë edhe marrëdhëniet mes aleatëve perëndimorë.









