Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të martën se forcat ajrore izraelite janë të gatshme të përgjigjen me forcë ndaj sulmeve të Iranit dhe Hezbollahut. Ai bëri këto komente gjatë një vizite në një bazë ajrore të vendit.
“Pilotët tanë janë mbi qiellin e Iranit dhe Teheranit, si dhe mbi qiellin e Libanit. Hezbollahu bëri një gabim shumë të madh kur na sulmoi,” tha Netanyahu.
Ai shtoi se qeveria dhe populli libanez duhet të kuptojnë se Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, po i tërheq ata në një konflikt që nuk u takon, vetëm për shkak të vrasësve masivë që nuk kanë lidhje me ta.
Nga ana e saj, Hezbollah ka paralajmëruar se pas më shumë se një viti armëpushimi, durimi i grupit ka mbaruar për shkak të sulmeve pothuajse të përditshme izraelite në Liban, duke shtuar tensionet në rajon.









