“KILOMETRI I FUNDIT”/ Berisha thërret protestën e rradhës më 22 mars: “Të gjithë në Tiranë për kryengritjen paqësore”

Në përfundim të protestës së zhvilluar para Parlamentit në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi organizimin e një tubimi të ri opozitar më 22 mars.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që të mblidhen në kryeqytet për të vijuar protestat kundër qeverisë:

“Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. E gjithë Tirana në rrugë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare.”

Deklarata vjen në një moment të tensionuar politik, pas vendimeve të fundit të Kuvendit dhe SPAK, që kanë ndezur debatet dhe protestat e opozitës.