Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut – Ambasada Gjermane reagon

Pas votimit të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë, ku u rrëzua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, ka reaguar Ambasada e Gjermanisë.

Në reagim, ambasada thekson se përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është i lidhur ngushtë me efektivitetin e drejtësisë ndaj korrupsionit dhe nënvizon se politika duhet ta garantojë këtë proces:

“Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve. Kusht i domosdoshëm për progresin në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale e korrupsionit, edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që ndjekja penale të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Politikës shqiptare i kërkohet ende të garantojë këtë proces.”

Reagimi vjen në një moment të tensionuar politik, pas vendimit të shumicës socialiste për të mos dorëzuar deputeten Balluku drejt SPAK.