Irani flet për ndalje të luftës – Presidenti Pezeshkian prezanton tri kushte për t’i dhënë fund konfliktit

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paraqitur të mërkurën tri kërkesa kryesore për të ndalur luftën, duke përfshirë:

  1. Njohjen e të drejtave legjitime të Iranit
  2. Pagesën e dëmshpërblimeve
  3. Garanci të forta ndërkombëtare kundër agresionit të ardhshëm

Kjo është hera e parë që presidenti përcakton publikisht kushte konkrete për përfundimin e konfliktit, duke e lidhur zgjidhjen me njohjen e interesave të Iranit dhe sigurinë ndërkombëtare. Ai theksoi në një postim në X se lufta është “e ndezur nga regjimi sionist dhe SHBA-të” dhe se këto kushte janë thelbësore për paqe.

Ndërkohë, Irani vazhdoi veprimet hakmarrëse ndaj objektivave ekonomike dhe ushtarake rajonale, ndërsa Pezeshkian raportoi biseda me udhëheqësit e Rusisë dhe Pakistanit për të riafirmuar “angazhimin për paqe”.

Po ashtu, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif vizitoi të enjten Arabinë Saudite, pjesë e përpjekjeve diplomatike për qetësimin e situatës në rajon.