Procesi i aplikimit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është mbyllur në mesnatë, ndërsa në garë janë regjistruar gjithsej 16 kandidatë, pas largimit nga detyra të Ilir Prodës. Në listë përfshihen edhe dy gra, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj.
Sipas listës zyrtare, kandidatët që kanë shprehur interes për drejtimin e Policisë së Shtetit janë:
Afrim Tafa, Alfred Çepe, Arjanit Arapi, Ejona Gurbardhi, Elidon Çela, Gentian Berberi, Gentjan Shehaj, Idajet Faskaj, Lorenc Panganika, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Skënder Hita, Suela Sulkaj dhe Tonin Vocaj.
Sipas procedurës, Komisioni i Posaçëm do të kryejë brenda 10 ditëve pune vlerësimin paraprak të kandidatëve për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet ligjore për këtë post.
Pas verifikimit të dokumentacionit, komisioni do të hartojë listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe atyre që përjashtohen nga gara. Kandidatët që nuk përmbushin kushtet do të njoftohen me shkrim dhe me arsyetimin përkatës.
Në fazën pasuese, komisioni do të organizojë edhe seanca dëgjimore me kandidatët, ndërsa në përfundim do t’i paraqesë Ministrit të Brendshëm renditjen dhe vlerësimin përfundimtar për secilin prej tyre.
Kandidatët sipas listës emërore janë:
- Afrim Tafa
- Alfred Çepe
- Arjanit Arapi
- Ejona Gurbardhi
- Elidon Çela
- Gentian Berberi
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Lorenc Panganika
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Saimir Boshnjaku
- Skënder Hita
- Suela Sulkaj
- Tonin Vocaj









