Alarmohen familjarët e Britney Spears – Situata e këngëtares mund të jetë “jetë a vdekje”

Shqetësimi për gjendjen e Britney Spears po rritet, pasi familjarët e saj thuhet se janë të alarmuar për situatën që po kalon këngëtarja e njohur.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, njerëzit më të afërt të artistes kanë frikë se gjendja e saj mund të përkeqësohet seriozisht, madje duke e cilësuar situatën si “jetë a vdekje”.

Shqetësimet janë shtuar pas një incidenti të fundit në Kaliforni, ku 44-vjeçarja dyshohet se u arrestua për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Sipas burimeve pranë familjes, sjellja e saj kohët e fundit ka ngritur alarmin tek njerëzit më të afërt.

Të shqetësuar thuhet se janë edhe djemtë e saj, Sean Preston Federline dhe Jayden James Federline, të cilët po ndjekin nga afër situatën e nënës së tyre.

Megjithatë, familjarët hezitojnë të ndërhyjnë drejtpërdrejt, pasi reagimet e forta që morën gjatë fushatës Free Britney Movement disa vite më parë i bëjnë ata të kujdesshëm.

Kujtojmë se këngëtarja ishte nën një kujdestari ligjore për rreth 13 vite, e cila i jepte kontrollin e vendimeve personale dhe financiare babait të saj, Jamie Spears. Kjo periudhë përfundoi në nëntor të vitit 2021, pas vendimit të gjykatës dhe presionit të madh publik nga fansat dhe mbështetësit e artistes.