REZULTATI/ Mbyllen bisedimet Ukrainë-Rusi – shkëmbehet numri rekord i të burgosurve – Paqja ende e paqartë

Dita e dytë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabu ka përfunduar, ndërsa rezultatet mbeten të pjesshme dhe pa një marrëveshje përfundimtare.

“Do të ketë një deklaratë më vonë,” tha Diana Davityan, zëdhënëse e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Ukrainës, duke lënë të kuptohet se negociatat do të vazhdojnë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një konferencë për shtyp në Kiev, njoftoi se palët janë duke punuar për vijimin e dialogut, ndërsa bisedimet e sotme u shënuan nga një shkëmbim i madh i të burgosurve, më i madhi deri tani këtë muaj.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet mosmarrëveshja për territorin: Rusia kërkon pjesë të Ukrainës lindore, ndërsa Ukraina refuzon të dorëzojë territore të saj.

Katër vite mbrojtje ndaj pushtimit rus dhe mbështetja e Perëndimit bëjnë që çdo hap drejt paqes të jetë i ndjeshëm dhe çdo lëshim territorial të jetë një vendim me pasoja të jashtëzakonshme për të dyja vendet.