Osmani pritet nga Rubio në DASH – I njëjti takim nga Sekretari i Shtetit nuk ju rezervua Edi Ramës, pavarësisht prezencës në Uashington

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim zyrtar në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në ambientet e Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Takimi u mbajt në kuadër të vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara, në 18-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe SHBA-së.

Përmes një reagimi publik, Osmani bëri të ditur se në takim është diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik, forcimin e aleancës dypalëshe, si dhe për hapa konkretë në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë. Ajo falënderoi SHBA-në për mbështetjen ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për praninë e trupave amerikane në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në NATO, si dhe avancimi i Dialogut Strategjik mes dy vendeve, i cili ishte pezulluar muaj më parë nga pala amerikane.

Ndërkohë, në Uashington, si pjesmarrës në inagurimin e “Bordit të Paqes” ka qëndruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por ai nuk është pritur në takim nga sekretari i Shtetit Marco Rubio. Ç’ka dëshmon dhe raportet e ngurta që administrata e SHBA ka me kreun e ekzekutivit shqiptar.

Vizita e Osmanit përkoi me pjesëmarrjen e saj në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, nismë e presidentit amerikan Donald Trump, ku Kosova është anëtare themeluese dhe ka shprehur gatishmëri për kontribut në kuadër të kësaj iniciative.