KONFIRMOHET/ Presioni mbi ish-kreun e SPAK – Ministrja e brendëshme Koçiu: Garda e Republikës ka miratuar dhe zbatuar shtimin e dy punonjësve për Dumanin

Ministrja e Brendshme, Taulant Koçiu, ka sqaruar situatën lidhur me sigurinë e ish-prokurorit të SPAK, Altin Duman, pas lajmeve se Garda e Republikës nuk kishte zbatuar vendimin e KLP për shtimin e truprojave.

Koçiu tha se Garda e Republikës ka zbatuar vendimin, duke shtuar dy truproja të tjerë për prokurorin Duman në nivelin e detyrës që mbante në SPAK. “KLP ka marrë vendim, dhe në momentin që merr vendim ka edhe një përfaqësues nga Ministria e Brendshme. Garda e Republikës ka miratuar dhe zbatuar shtimin e dy punonjësve për Dumanin,” tha ministrja.

Kërkesa për shtimin e truprojave ishte bërë nga kreu aktual i SPAK, Klodian Braho, në kuadër të presionit në rritje mbi Dumanin për disa hetime të rëndësishme të cilat ai drejtoi gjatë kohës kur ishte kreu i SPAK. Për shkak të detyrës dhe hetimeve të ndjeshme, Duman mbeti nën ruajtje të rreptë deri në përfundim të mandatit të tij.