TRONDITESE/ 42-vjeçari i jep fund jetës në Skrapar – zbardhet mesazhi i fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Skraparit, ku një 42-vjeçar, Ilir Kurti, i dha fund jetës duke u vetëhedhur në lumë mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit.

Në vendngjarje policia gjeti motorrin, sende personale dhe celularin e tij. Nga shqyrtimi i telefonit u zbulua mesazhi i fundit, dërguar të vallait, ku ai njoftonte se po hidhej në lumë.

Ilir Kurti punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar. Ai kishte qenë i martuar me një shtetase rumune dhe bashkë kishin një djalë, por 7 vite më parë ishin ndarë. Që prej ndarjes, Kurti nuk kishte pasur më kontakt me ish-bashkëshorten dhe djalin e tij.

Familjarët bëjnë me dije se 42-vjeçari ishte tërhequr në vetvete dhe vuante pas largimit nga djali. Policia po vijon kërkimet dhe hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e tragjedisë.