Gjykatësi Charles Smith III shpalli sot përfundimin e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, pas fjalëve të tyre përmbyllëse para trupit gjykues.
Kryegjykatësi bëri të ditur se vendimi për këtë rast do të shpallet brenda tre muajve, me mundësi shtyrjeje nëse nevojitet.
Të katërtit, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si të drejtë, duke theksuar se veprimet e tyre ishin për çlirimin e popullit nga agresioni serb.
Prokuroria kishte kërkuar dënim me nga 45 vjet burg për secilin, por ekipet mbrojtëse argumentuan se nuk ekzistonin prova për krimet e pretenduara dhe kërkuan lirimin e tyre.









