DEKLARATA/ Beogradi ndryshon qëndrim – Vuçiç pranon integrimin BE pa veto

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi se vendi i tij do ta konsideronte të pranueshme anëtarësimin në Bashkimi Evropian edhe pa të drejtë vetoje.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Vuçiç theksoi: “Për Serbinë, anëtarësimi në BE pa privilegje vetoje është i pranueshëm”, duke nënvizuar se prioritetet kryesore mbeten qasja në tregun e përbashkët evropian dhe lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit.

Ai shtoi se Beogradi duhet të përmbushë të gjitha kërkesat e Brukselit, edhe nëse ato perceptohen si të vështira apo të pakëndshme, me qëllim përshpejtimin e integrimit evropian.

Vuçiç pranoi gjithashtu rënien e mbështetjes publike për anëtarësimin në BE, duke theksuar se në dy dekadat e fundit përkrahja ka zbritur nga 80% në rreth 40%.

Aktualisht, disa vende të rajonit dhe më gjerë janë kandidate zyrtare për anëtarësim në BE, ndërsa Brukseli kërkon nga Serbia hapa të mëtejshëm në dialogun me Kosovën si pjesë e procesit të integrimit.