Rexhep Selimi kërkon pafajësinë në Hagë – “Akuzat nuk bazohen në të vërtetë, po njollosin luftën çlirimtare të Kosovës”

Në fjalën e tij përmbyllëse para Dhomat e Specializuara të Kosovës, Rexhep Rexhep Selimi kërkoi sot shpalljen e pafajësisë, duke theksuar se akuzat e prokurorisë janë të pabazuara dhe po njollosin historinë e Kosovës dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selimi, i cili mori fjalën për herë të tretë në këtë proces gjyqësor, shprehu shpresën se kjo do të jetë hera e fundit dhe se trupi gjykues ka pasur kohën e mjaftueshme për të kuptuar drejtësinë e luftës dhe mungesën e bazës në pretendimet e prokurorisë.

“Pas tre vitesh proces, është e qartë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta. Prokuroria ka tentuar të njollosë karakterin çlirimtar të UÇK-së dhe të krijojë përshtypjen se pavarësia e Kosovës është trajtuar si objekt kriminal,” tha Selimi, duke rikujtuar se që nga fillimi është përballur me një aktakuzë të pabazuar.

Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i tij nuk ishte të mbrohej vetë, por të kërkonte nga gjykata që drejtësia të vendoset mbi fakte dhe jo mbi pretendime të paqena.