Ish-kryeparlamentari i Kadri Veseli, Kadri Veseli, mbajti sot fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, duke theksuar se veprimet e tij gjatë luftës dhe pas saj kanë qenë ligjore.
“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe në momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë,” deklaroi Veseli, duke shtuar se nuk ekziston asnjë provë që ai ka kryer krime lufte.
Ai gjithashtu përmendi përvojat e tij të jetës nën kërcënim dhe persekutim të vazhdueshëm, duke theksuar se pas dekadash hetimesh dhe dokumentesh, drejtësia duhet të vendosë pafajësinë e tij.









