Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan – përplasen 4 makina

Një aksident me katër automjete ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Elbasan. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në autostradë u vështirësua, duke krijuar kolona të gjata automjetesh.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksident.