PERPLASJA NE PD/ Salianji i çon “selam” Berishës nga Korça: Takimet nuk i organizon krimi, por PD-ja e organizuar! S’mund të jemi peng i disa rrogtarëve

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga Korça ndaj akuzave të brendshme në PD, se takimet elektorale po organizohen nga persona të lidhur me krimin e organizuar. Ai i hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se është Partia Demokratike e organizuar ajo që po i kundërpërgjigjet çorganizimit të lidershipit aktual të drejtuar nga Sali Berisha.

“Ky takim nuk është organizuar nga krimi, por nga demokratët e organizuar që kërkojnë një PD fituese. S’mund të jemi peng i një grupi rrogtarësh që duan ta mbajnë partinë në gjumë dhe në humbje,” u shpreh Salianji.

Ai kritikoi edhe rezultatet e dobëta elektorale të viteve të fundit, duke theksuar se, përveç manipulimeve nga qeveria dhe përdorimit të administratës, një pjesë e përgjegjësisë bie mbi drejtimin aktual të PD-së.

“Sheshet pse janë bosh? Nuk është vetëm faji i Ramës që manipulon. Ka edhe përgjegjësi nga brenda PD-së, që ka humbur terren. S’ka më vend për të ruajtur privilegje, por për të fituar zgjedhjet dhe për të përfaqësuar qytetarët,” shtoi ai.