Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur Rrugën e Arbrit, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve. Problemet janë shkaktuar kryesisht nga mjetet që udhëtonin pa zinxhirë dhe pa goma dimërore.
Bllokimi u shtri nga Ura e Vashës deri në hyrje të tunelit të Murrizit, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Pas ndërhyrjes së policisë, qarkullimi u rihap pas disa minutash, ndërsa automjetet që nuk ishin të pajisura me goma bore apo zinxhirë nuk u lejuan të vijonin udhëtimin në këtë aks rrugor.









