Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të hënën për të vijuar me procedurat e fazës për garën për kreun SPAK-ut.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 10:00.
Siç raportohet, mbledhja e së hënës ka si qëllim shqyrtimin e përmbushjes së kushteve ligjore për katër kandidatët që do të vijojnë garën për drejtimin e SPAK-ut.
Pas këtij hapi, do të vijojë faza e intervistimit nga KLP-ja. Në këtë fazë, kandidatët do të kenë kohën dhe hapësirën për të paraqitur platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Strukturës së Posaçme.
Katër kandidatët që kanë shprehur interes për këtë garë janë prokurorët: Adnan Xholi, Klodian Braho, Ervin Gokaj dhe Doloreza Musabelliu.









