AKTI/ Bujar Leskaj kundër vullnetit të Sali Berishës – shfaqet komod krah socialistëve, Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu në tubimin pro UÇK

Bujar Leskaj ka dalë hapur si njeriu më pa komplekse pavarësisht forcës politike ku bën pjesë. Dukshëm, Leskaj nuk pyet për kreun e partisë së tij, Sali Berishën dhe shokët që i mbledh e njëjta seli.

Deputeti demokrat është shfaqur krah socialistëve, Ulsi Manja dhe Pjerin Ndreu, mesa duket foto e shkrepur pas protestës në sheshin “Skënderbej” e cila u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët prej pesë vitesh përballen me Gjykatën e Hagës.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë protestës, Bujar Leskaj u pyet për urdhrin që ka dhënë Sali Berisha për të mos marrë pjesë në tubim, por ai shkurtimisht tha: “Kujt po i rruhet për urdhëra”.

Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama ishte ai që publikoi thirrjen e organizatorëve të kësaj protestë në rrjete sociale. Deputetët e selisë rozë, padyshim që e respektuan urdhrin.

Në kampin opozitar, kishte një urdhër nga Sali Berisha për të mos marrë pjesë, mesa duket për shkak se PS-ja ndodhej aty, në zemër të kryeqytetit.

I vetmi që tha se “nuk e rruan” për urdhëra, ishte Bujar Leskaj, i cili nuk është mjaftuar vetëm me këtë deklaratë, por edhe duke pozuar krah socialistëve.