ZYRTARE/ Shokuese për Barcelonën, Niko Uilliams firmos deri në vitin 2035

Niko Uilliams ka rinovuar kontratën me Atletik Bilbaon. Sulmuesi i Spanjës ka nënshkruar deri në vitin 2035 dhe klubi bask e zbuloi përmes rrjeteve sociale.

Kështu dhe i ka mbyllur derën Barcelonës. Klubi katalanas po punonte për transferimin e tij, por Niko Uilliams nuk mendonte njësoj.

Njëjtë si vera e kaluar, 22-vjeçari mbetet një ëndërr. Barça është shokuar, pasi e kishte programuar për transferimin e bujshëm në këtë merkato.

Sulmuesi i njohur normalisht do të përfitojë rritje të pagës, ndërsa klauzola e lirimit është rritur me 50%.  Bajerni akoma mbetet në garë.