Vijon sot gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku 7 kandidatët janë paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 11:00 për të zhvilluar dy nga testet kyçe të procesit të përzgjedhjes.
Kamera e Euronews Albania ka përcjellë dhe momentin kur një nga kandidatët, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mbërriti në SPAK për të zhvilluar testin.
Kandidatët do t’i nënshtrohen testit me ese, me kohëzgjatje 60 minuta, si dhe testit logjik, i cili do të zgjasë 45 minuta.
Të dy këto testime janë pjesë e procesit të vlerësimit profesional dhe analitik të aplikantëve për një nga pozicionet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale në vend.
SPAK ka njoftuar gjithashtu se pas përfundimit të kësaj faze, kandidatët do të kalojnë në një fazë tjetër thelbësore: testin e poligrafit, që ka për qëllim garantimin e integritetit dhe besueshmërisë së tyre.









