E RENDE/ Aksident me vdekje në Dibër – Makina bie në humnerë në aksin Maqellarë-Peshkopi

Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Peshkopisë.

Shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka rënë në humnerë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.