Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në aktivitetin për Universitetin Bujqësor të Tiranës me synimin që “UBT2030” të bëhet antena rajonale e BOKU-t.
Ai theksoi se ky zhvillim që po bën Universiteti Bujqësor i Tiranës është i paprecedentë, pasi ka shtruar rrugën për një reformë arsimore, e cila do t’u përgjigjej sfidave të kohës dhe rrugës drejt BE-së.
“Ka një zhvillmi të ri në Tiranë të paprecedentë, asnjë universitet shqiptar, në Shqipëri nuk ka bërë këtë që po bën UBT dhe në asnjë universitete në Shqipëri nuk mund të gjesh sot për sot këtë perspektivë, që ka hapur kjo reformë reale evropiane, rrënjësore në UBT”, theksoi Rama.
Ai tregoi se një nga problemet që ka pasur UBT-ja ishte zaptimi i hapësirave publike
“Çliruam universitetin nga pushtues që e kishin marrë të gjithë territorin e universiteteve për historitë e tyre që nga qoftet deri te shitja e të brendshmeve., Ishte dramatike, që për të shkuar në klasë duhet të kalojë nga pazari i një ndërtimi të paligjshëm dhe aktivitetesh tregtare.”, shtoi ai.
“Me anëtarësimin në BE do na duhen më shumë profesionistë nga UBT se jurist” kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u prezantuan 9 programet që ky universitet ofron duke nisur nga ky vit akadamik.
“Me anëtarësimin në BE numri i profesionistëve që vijnë nga fushat që mbulon UBT është shumë më i madh se ai i juristëve duhen profesionistëve që të dinë për cfarë bëhet fjalë, si ti rimodelojnë zhvillimet.
Mungesa e ujit, konfliktet për burimet po kthehen deri në konflikte midis shteteve. Janë mbi 2 mld njerëz që përballen me etje. Bujqësia konsumon 70 % të ujit të ëmbël ndaj bota flet për menaxhim të zgjuar të ujit. Politika për ujin për të shmangur kriza konflikte. Janë tema që janë pjesë e axhendës së punës së universitet Boku dhe UBT
Siguria ushqimore, cështe të inovacionit dhe teknologjisë. Pa fshat s ka qytet, pa prodhimin në fshat nuk mbijeton dot qyteti, ndaj na duhen njerëz të ditur për të gjithë teknologjinë që ka nisur të hyjë me shpejtësi të madhe.
Jemi në kohë, por jemi në zgrip të kohës. Duhen dije të reja, struktura dhe forca të reja, duhet gjithmonë e më shumë kapaciteti I shteteve për zgjidhjet e integruara ndërsiplinore, që bashkojnë shkencën, politikën, njohjen e territorit.
Pa asnjë diskutim cfarë po bëjmë ne, stafi drejtuar nga Bardhi e të tjerë, së bashku me pedagogë të Bokut është mbjellja e një territori me fidanë të rinj të dijes edhe të profesioneve dhe natyrisht që ky territor ka nevojë për forcat e reja që duhet të trokasin në derën e UBT.”- u shpreh Rama.









