Pjesë nga fjala Berishës:
Për një shoqëri, groposja e zgjedhjeve si proces demokratik, shndërrimi i tyre në farsë elektorale, është de facto dhe de jure varrosje e shtetit ligjor, Kushtetutës dhe demokracisë së atij vendi. Në farsën elektorale të 11 majit 2025, Edi Rama ka përdorur të gjitha format, mënyrat, mjetet, pushtetet për denatyrimin e zgjedhjeve në mënyrë të plotë dhe totale. Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin.
A janë marrë 350 kuti votimi me 12 apo me 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari. Së dyti. A ka firmosur ai dorëzimin e personave të caktuar të 350 kutive të votimit? Së treti. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument?
Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një lokacion të administruar nga një ish-deputet socialist.Dhe e fundit. I kërkoj zotit Celibashi të dorëzojë menjëherë kamerat e magazinave të materialeve të votimit sipas kërkesës të përfaqësuesve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në KQZ. Transferimi që kërkon të bëjë tek Ilirian Gardë, një sipërmarrje shtetërore e sigurimit të objekteve shtetërore, është qesharak dhe është thjesht një përpjekje për t’u fshehur, për të larë duart me një krim ndoshta të padëgjuar më parë.
PD disponon të gjitha mundësitë për të faktuar sa ato që unë shtrova pyetjet sot. Por zoti Celibashi duhet të përgjigjet këtyre pyetjeve sepse kemi të bëjmë me një akt të padëgjuar në 32 vite, por të paralajmëruar se ka ndodhur nga një seri demonstrimesh në të cilat kutitë me fletë votimi çdo gjë mund të ishin, por jo kuti të qendrave të votimit.
Ne i jemi drejtuar Ilirjan Celibashit, përfaqësuesit tanë dhe në mënyrën më absurde Celibashi i ka drejtuar ata tek ‘Iliria Guard’, sikur magazinat e ruajtjes së materialeve të votimit janë pronë e ‘Iliria Guard’ dhe jo e KQZ-së. Ne me durim pritëm se Celibashi të dëshmojë se nuk është pjesë e këtij skenari të zhdukjes së kutive të votimit për qëllime të manipulimit elektoral, Celibashi gjer sot nuk ka kthyer. Por ne kemi mundësi të faktojmë çdo gjë.
Sidoqoftë unë sot i shtrova atij një seri pyetjesh. Është një lloj, një ndërtesë të thuash merrja rojës dhe jo ti japë administratori. Kjo është një gjë absurde. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një skenar ndofta të miratuar edhe nga KQZ-ja. Megjithatë ne po e ndjekim, ne disponojmë dokumente, fakte të pakundërshtueshme se sa janë marrë, kur janë marrë, ku kanë shkuar, ku janë vendosur, që të gjitha. Por është mirë që Celibashi të bëjë transparencën në pozicion ku është.









