ABUZIMI ME PRONAT/ Apeli lë në fuqi dënimin për Goron, 2 vite e 20 ditë burg për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg.

Sipas SPAK, Jorgo Goro ka lejuar, përmes dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e një prone nga tokë shtet në pronësi të privatëve. Bëhet fjalë për mbi 10 mijë m² tokë në fshatin Gjilekë, ku përfitues përfundimtar rezulton Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Ndaj Goros ka edhe një tjetër dosje nga ana e SPAK, për të cilën pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burg, sërish me gjykim të shkurtuar. Edhe në këtë rast ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, në kundërshtim me ligjin, i ka dhënë një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, i cili u komandua për një periudhë të shkurtër në krye të Bashkisë së Himarës.