VIDEO-LAJM/ 80 objektiva u shënjestruan gjatë natës në Iran, IDF publikon pamjet e sulmit ndaj selisë së programit bërthamor të Iranit

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë publikuar pamje të sulmit që kryen gjatë natës në selinë e programit bërthamor të Iranit në Teheran.

Më herët, ushtria tha se goditi rreth 80 objektiva në Teheran gjatë natës, duke përfshirë depot e karburantit, selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, “selinë e programit bërthamor të SPND” dhe objektiva të tjera që lidhen me programin bërthamor të Iranit. Rreth 50 avionë luftarakë morën pjesë në sulme, bëri me dije ushtria.

https://twitter.com/i/status/1934198407448465413