Gjykata e Posaçme ka dënuar me 9 muaj burg deputetin e PD Qani Xhafa, dënim i cili do të konvertohet në gjobë 900 mijë lekë. Ai shkaktoi një aksident në gjendje të dehur duke rrëzuar një shtyllë në vitin 2023 dhe u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Prokurori i çështjes Sotir Kllapi tha se Xhafa ka qenë i dehur gjatë drejtimit të automjetit sa më sipër deputeti duke drejtuar makinën ka konsumuar veprën drejtim të parregullt të makinës.
Ai ka cenuar marrëdhëniet juridike për qarkullimin rrugor tha prokurori. Prokurori gjatë pretencës u shpreh se Xhafa duhet të deklarohet fajtor.
Gjykata tha prokurori të marrë parasysh faktin qe ai është deputet dhe është familjar dhe të dënohet me 6 muaj burg por të konvertuara në një vit shërbim prove.
Avokati tha se klienti i tij ka pranuar akuzën. “Sjellja e tij tregon që ai është një njeri i arsimuar, atë ditë ka pasur një festë familjare me miqtë dhe po kthehej në banesë. Kërkojmë dënimin minimum dhe detyrimin me punë me interes publik”, tha mbrojtja e tij.









