TEKNIKU ITALIAN/ “Nuk dua një si vetja në ekip”, Gatuzo prezantohet tek ‘Axurrët’: Kush nuk jep 100% në stërvitje, nuk ka vend tek Italia ime

Xhenaro Gatuzo ka thënë fjalët e para si trajner i Italisë. Pas humbjes turpëruese me Norvegjinë, u shkarkua Luçiano Spaleti dhe Gatuzo nuk mund ta refuzonte ofertën për përfaqësuesen kombëtare.

Në konferencën për shtyp, Gatuzo u tregua i vendosur me fjalët e tij.

Është një ëndërr e bërë realitet. E di që detyra nuk është e lehtë, por nuk ka gjë të lehtë në jetë.

Kam dëgjuar për disa vite se nuk ka talent, por mendoj se lojtarët aty janë dhe ne thjesht duhet t’u japim kushtet për të dhënë maksimumin. Synimi është të rikthejmë Italinë në Botëror. Nuk duhet të mendojmë negativisht, duhet të gjejmë entuziasmin.

Çfarë mendova kur pranova? Besimi se ke në dispozicion lojtarë të rëndësishëm, 4-5 lojtarë në këtë grup janë ndër dhjetë të më të mirët në rolet e tyre. Por e përsëris, ekip, jo lojtarë individualë. Jam i bindur që skuadra ka vlera dhe se objektivi mund të arrihet. Kur më thirrën Bufon dhe Gravina nuk hezitova asnjë moment, besoj se kemi cilësitë për të arritur objektivin.

Gatuzo që do të shihni? Figura e një futbollisti është e vështirë të fshihet. Të gjithë mendojnë për një Gatuzo me gjithë zemër dhe vendosmëri, por sot nuk do të vendosja një Gatuzo në ekipin tim për shkak të mënyrës sesi dua të luaj. Kjo është e vërteta. Duhet ta analizoni me kujdes: me zemër dhe vendosmëri nuk kaloni njëmbëdhjetë apo dymbëdhjetë vjet duke trajnuar.

Më pëlqen të jem i përditësuar, të flas për futbollin. Vitet e fundit futbolli ka ndryshuar, çdo lojtar ka mendje të ndryshme dhe jo të gjithë janë njësoj. Sot futbollistët janë më profesionistë, por e kanë pak më të vështirë të formojnë grup”, u shpreh ndër të tjera Gatuzo.