E rëndë në Fier/ Gjendet i pajetë një person në rrugë – Dyshohet mbytje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Fierit, ku është gjetur i pajetë trupi i një personi pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, viktima dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta dhe nën hetim nga autoritetet.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Më pas, trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Grupi hetimor po punon paralelisht për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, përfshirë edhe mundësinë e ndonjë ngjarjeje aksidentale apo rrethanave të tjera.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar në vijim, pasi të jenë siguruar të dhëna më të plota nga hetimet në terren dhe ekspertiza mjeko-ligjore.