Eric Wendt para Senatit amerikan – Shqyrtohet si ambasador i SHBA në Shqipëri

Eric Wendt do të paraqitet para Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan, në kuadër të procesit të konfirmimit si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Seanca dëgjimore do të zhvillohet më 20 maj në Uashington, ku Wendt do t’u përgjigjet pyetjeve të senatorëve mbi eksperiencën dhe prioritetet e tij diplomatike.

I nominuari për ambasador ka një karrierë të gjatë ushtarake prej mbi 34 vitesh dhe ka shërbyer më herët si komandant i operacioneve speciale të NATO-s në Evropë, duke bashkëpunuar edhe me strukturat ushtarake shqiptare.

Në rast konfirmimi, ai pritet të marrë drejtimin e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve.