Çmimi i karburanteve “shkon lart”/ Nafta rritet sërish, ja sa paguani nga sot

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimit të karburanteve në vend, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës rritet me 3 lekë për litër, duke kaluar nga 202 lekë në 205 lekë/litri. Ndërkohë, benzina shtrenjtohet me 1 lek, duke arritur në 189 lekë/litri.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 17:00 e ditës së sotme dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë si pasojë e ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe kostove të furnizimit që ndikojnë direkt në tregun vendas.