Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka mbajtur një fjalim të fortë në seancën plenare të Kuvendit, ku ka drejtuar kritika të ashpra ndaj opozitës dhe ka bërë thirrje për respekt ndaj institucioneve të drejtësisë.
Duke folur nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, Balla fillimisht u ndal te aksidenti tragjik në Durrës, duke kërkuar që autoritetet të ashpërsojnë masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht ndaj personave me precedentë dhe atyre që abuzojnë me rrugën dhe ligjin.
Më pas, ai iu drejtua drejtpërdrejt deputetëve të PD, duke i akuzuar për sulme të përsëritura ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Sipas tij, reforma në drejtësi është një nga arritjet më të rëndësishme të vendit dhe duhet të mbrohet nga çdo përpjekje për ta delegjitimuar.
Balla theksoi se institucionet e drejtësisë duhet të lihen të punojnë të pavarura, pa presione politike apo deklarata që, sipas tij, dëmtojnë besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Në vijim të fjalës së tij, ai iu referua edhe deputetit Belind Këlliçi, duke komentuar debatin e fundit në Komisionin e Jashtëm me ministrin Ferit Hoxha.
Balla deklaroi gjithashtu se nëse do të ishte palë në proceset gjyqësore në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), do të preferonte të kishte përballë një nga personat e akuzuar, duke lënë të kuptohet se beson në forcimin e llogaridhënies përpara drejtësisë.
Deklaratat e tij pritet të ndezin më tej debatin politik mes mazhorancës dhe opozitës në ditët në vijim.
Balla: Kam dhe një thirrje për policinë e shtetit, që këtë rast duhet ta analizojë, këta të fortët e lagjeve duhen bërë shembull të gjithë. Duhen kontrolluar mëngjes drekë darkë. Këta nuk kanë pse të kenë fare patentë. Këta të fortit duhen bërë shembull në çdo komunitet.

Dëgjova sot që sulmoni reformën e bën dy herë në muaj te dera e SPAK dhe GJKKO. Dhe mendoj se reforma në drejtësi është një sukses. Jemi një vend që nga 1912 nuk kemi patur drejtësi. Reforma ka të djathtë të majtë që përballen me drejtësinë. Nuk do ia kishim arritur që para drejtësisë të arrinin të gjithë. Padyshim që radhën e kanë ata që kanë futur duart në xhep. Lini sulmet personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Bëjnë një punë që ia kemi besuar ne në ndryshime kushtetuese. Koha kur ky parlament emëronte prokuror dhe gjyqtarë ka mbaruar. Sa i përket akuzave, ka një standard, kushdo që ka një akuzë ta depozitojë atje. Javën e kaluar isha në GJKKO do kisha dëshirë që njëri prej personave të ishte aty. Kam vlerësuar lart procedurën që bënte gjykatën. Respektimi i rregullave dhe ligjit duhet të jetë rregull për të gjithë. E fundit, sa i përket një raportimi normal në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtëm, ministrat duhet të kuptojnë që Kuvendi është pushteti ku nuk shmangesh dot për të raportuar. Ajo që ka ndodhur sot në komision duhet të jetë një punë e përjavshme për të mbajtur të informuar Kuvendin. Zoti Këlliçi atë që ju thashë në Komision, po ja them edhe këtu ,ministri ynë është më i suksesshme që ka patur Shqipëria. Ka punuar me dy qeveritë. Dhe e vërteta që Ferit Hoxha po bën një punë të shkëlqyer në një kohë kaq të shkurtër. Sa i përket dhe sulmeve personale që i bëni ndaj një ambasadoreje dhe ministre, ne nuk merremi me vëllezërit as me motrën e secilit prej jush. E vërteta që përgjigjen ta dha ministri. Duhet ta kishe ndarë dhe me kolegët e PD. keni 2 muaj që bërtisni jo IBAR ka dështuar, rrëzuar. IBAR ende nuk është shqyrtuar nga Këshilli. Erdhi Tritani e ka rrëzuar këshilli tha.









