Udhëheqësi suprem i Iranit, Moytaba Khamenei, ka reaguar ashpër mbi zhvillimet në Lindja e Mesme, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dobësi dhe mungesë aftësie për të garantuar sigurinë në rajon.
Në një mesazh publik, Khamenei i cilësoi SHBA-të si “tigër letre”, duke pretenduar se ato “nuk mund të mbrojnë as bazat e tyre”, ndërsa hodhi dyshime mbi rolin e Uashingtonit si garant i sigurisë për aleatët rajonalë.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur negociatat e mundshme mes Iranit dhe SHBA-ve mbeten të paqarta, duke shtuar tensionet diplomatike mes dy vendeve.
Më herët, gjatë Ditës Kombëtare të Gjirit Persik, lideri iranian paralajmëroi për një “kapitull të ri” në rajon, duke përmendur veçanërisht rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit. Ai theksoi se Teherani synon të garantojë sigurinë në zonë dhe të kundërshtojë atë që e cilësoi si “abuzim të armikut”.
Khamenei gjithashtu argumentoi se prania ushtarake amerikane është burimi kryesor i pasigurisë në Lindjen e Mesme, duke shtuar se stabiliteti, sipas tij, mund të arrihet vetëm përmes largimit të forcave amerikane nga rajoni.









