Procesi “Buka” – Ashtu si Veliaj edhe Arben Ahmetaj kërkon që gjyqi në GJKKO t’i transmetohet live nga mediat

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka kërkuar që procesi gjyqësor ndaj tij në GJKKO të transmetohet drejtpërdrejt për publikun.

Kërkesa është paraqitur nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë seancës së radhës për çështjen e njohur si “Buka sha”. Sipas mbrojtjes, transparenca është thelbësore për garantimin e një procesi të drejtë dhe për informimin e opinionit publik.

Avokati theksoi se transmetimi live i seancave do t’u japë qytetarëve mundësinë të ndjekin nga afër zhvillimet e gjyqit dhe të krijojnë një pasqyrë të qartë mbi procesin.