Nis gjyqi ndaj keyebashkiakut të Tiranës – Veliaj jo i pranishëm në sallë: Seanca në GJKKO të transmetohet live,

Ka nisur në GJKKO seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë, duke zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij.

Përmes një kërkese zyrtare, Veliaj ka kërkuar që seancat të transmetohen live, me qëllim që publiku të ndjekë në kohë reale zhvillimet e procesit gjyqësor. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk dëshiron të marrë pjesë fizikisht në seancë.

Në këtë proces, SPAK përfaqësohet nga prokurorët Altin Dumani dhe Olsi Dado.

Sipas dosjes hetimore, Veliaj përballet me 13 akuza, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa me 12 të tjera. Hetimet pretendojnë se, në disa raste, janë siguruar përfitime të parregullta nga subjekte private dhe organizata jofitimprurëse në këmbim të lejeve të ndërtimit dhe fondeve publike nga Bashkia Tiranë.