Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas shtyrjes së seancës së tij në GJKKO për datën 11 maj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta u shpreh se vendimi nuk ishte i papritur, duke e cilësuar sistemin e drejtësisë si “me regji” dhe duke akuzuar për zvarritje të qëllimshme të procesit.
Ai pretendoi se shtyrjet e njëpasnjëshme të seancave po ndodhin nën ndikimin e prokurorëve, ndërsa shtoi se, sipas tij, nuk po respektohen standardet kushtetuese dhe ato të Këshilli i Europës për gjykim të drejtë.
Në deklaratën e tij, Meta bëri krahasime me praktika të mëparshme gjyqësore dhe kritikoi atë që e quajti ndikim të aktorëve ndërkombëtarë në sistemin e drejtësisë shqiptare. Ai gjithashtu theksoi se do të vijojë të mbrojë qëndrimet e tij, duke e cilësuar veten të vendosur përballë asaj që e konsideron si padrejtësi.










