Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka reaguar pas të shtënave gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke dënuar sulmin ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.
Në një postim në rrjetin “X”, Sanchez theksoi se dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje dhe se përparimi i njerëzimit duhet të bazohet në demokraci, bashkëjetesë dhe paqe.
“Dhuna nuk është kurrë përgjigjja. Njerëzimi do të përparojë vetëm përmes demokracisë, bashkëjetesës dhe paqes,” u shpreh ai.
Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, ku të shtëna me armë shkaktuan panik mes të pranishmëve. Presidenti Trump dhe zyrtarët e tjerë u evakuuan nga forcat e sigurisë, ndërsa autori i dyshuar u arrestua.
Autoritetet amerikane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.









