Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Different”, duke goditur dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis.
Si rezultat i aksionit, janë arrestuar tre persona: Bekim Rrustemaj (22 vjeç), Redon Nela (27 vjeç) dhe Bledar Kalaja (49 vjeç). Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe dy të rinj, mes tyre djali 18-vjeçar i Kalasë.
Gjatë kontrollit në rrugën “Jordan Misja”, policia gjeti sasi droge të fshehura dhe të përgatitura për shitje. Në lokalin në pronësi të 49-vjeçarit Kalaja, si dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij, u zbuluan sasi të dyshuara kokainë dhe cannabis, që dyshohet se posedoheshin për qëllime shpërndarjeje.
Gjithashtu, një sasi kokaine iu gjet djalit të tij, ndërsa një shtetasi tjetër, K. Ç., iu zbulua një tabelë policie në automjetin e tij të parkuar pranë lokalit.
Materialet janë referuar në Prokurori për vijimin e hetimeve.









