Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas të shtënave të ndodhura gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
Përmes një mesazhi publik, Osmani shprehu solidaritet me Presidentin amerikan Donald Trump, Zonjën e Parë dhe popullin amerikan, duke e cilësuar ngjarjen si një sulm të rëndë.
Ajo theksoi se Kosova beson në qëndrueshmërinë e institucioneve amerikane dhe në rolin e SHBA-së si promovuese e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botë.
Osmani vlerësoi gjithashtu reagimin e shpejtë të agjentëve të Shërbimit Sekret, duke theksuar se ndërhyrja e tyre ndihmoi në parandalimin e një tragjedie më të madhe.
“Shtetet e Bashkuara mbeten mbrojtësi më i madh i lirisë dhe demokracisë. Asnjë akt dhune nuk do ta zvogëlojë kurrë këtë,” u shpreh ajo.









