Digjet makina e një gazetari në Bulqizë – Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në qytetin e Bulqizës. Policia dyshon se ngjarja mund të jetë rezultat i një zjarrvënieje të qëllimshme.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 02:58, pronari i mjetit tip “Ford Fiesta”, një gazetar me inicialet S. C., ka konstatuar se makina e tij ishte përfshirë nga zjarri ndërsa ndodhej e parkuar pranë banesës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit/ëve.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.