Netanyahu reagon për të shtënat në darkën e Trump: I tronditur nga tentativa e vrasjes

Presidenti izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas incidentit me të shtëna gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Në një postim në rrjetin “X”, Netanyahu u shpreh i tronditur nga ajo që e cilësoi si tentativë për vrasje të Presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se ai dhe bashkëshortja e tij janë të sigurt.

Ai gjithashtu përshëndeti reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret të SHBA-së dhe i uroi shërim të shpejtë oficerit të plagosur gjatë incidentit.

Ngjarja ndodhi gjatë darkës vjetore në Washington Hilton, ku të shtëna me armë shkaktuan panik mes të pranishmëve, përfshirë gazetarë dhe zyrtarë të lartë, të cilët u evakuuan menjëherë nga forcat e sigurisë.

Autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.