Pas incidentit në eventin me gazetarët – deklarohet Trump: Të shtënat nuk do të ndikojnë në qëndrimin ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se incidenti me të shtëna gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë nuk do të ndikojë në qëndrimin e tij lidhur me konfliktin me Iranin.

“Nuk do të më ndalojë nga fitimi i luftës në Iran. Nuk e di nëse ka lidhje me këtë, por sinqerisht nuk mendoj se ka, bazuar në atë që dimë deri tani,” u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pas ngjarjes.

Ai shtoi se hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e autorit të dyshuar, të cilin e përshkroi si një “sulmues i vetmuar”.

Megjithatë, më herët gjatë mbrëmjes, Trump kishte deklaruar se “nuk mund ta dish kurrë” nëse ngjarja mund të kishte lidhje me situatën e tensionuar në Iran, duke lënë të hapur çdo mundësi derisa hetimet të përfundojnë.