Autoritetet amerikane kanë identifikuar personin e dyshuar për incidentin me armë zjarri gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC.

Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari është Cole Tomas Allen, 31 vjeç, i cili dyshohet se hyri i armatosur në hollin e hotelit Washington Hilton dhe tentoi të kalonte pikën e kontrollit të sigurisë përpara se të neutralizohej nga forcat e rendit.
Gjatë ngjarjes, u dëgjuan të shtëna që shkaktuan panik mes të pranishmëve, përfshirë presidentin Donald Trump, Zonën e Parë Melania Trump dhe qindra gazetarë e zyrtarë, të cilët u evakuuan menjëherë nga ambienti.
Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua gjatë incidentit, por i mbijetoi ngjarjes falë jelekut antiplumb.
Allen ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet të përballet me akuza të rënda penale, përfshirë përdorimin e armës së zjarrit gjatë një krimi të dhunshëm. Hetimet për motivin e sulmit vijojnë.









