Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Operacioni në Iran “dhuratë për botën” – Hegseth kritika aleatëve për Hormuzin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka vlerësuar operacionin ushtarak të SHBA-së kundër Iranit, duke e cilësuar atë si një “dhuratë për botën”, ndërsa njëkohësisht ka kritikuar aleatët për mungesë angazhimi në rihapjen e Ngushtica e Hormuzit.

Gjatë një deklarate në Pentagon, në krah të gjeneralit Dan Caine, Hegseth theksoi se operacioni i udhëhequr nga Donald Trump kishte si qëllim ndalimin e Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, duke e përshkruar si një mision të guximshëm dhe të rrezikshëm.

Ai shprehu pakënaqësi ndaj vendeve aleate, duke nënkuptuar se ato nuk kanë kontribuar mjaftueshëm në përpjekjet për të garantuar lirinë e lundrimit në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.

Sipas tij, marina amerikane ka vendosur një bllokadë të fortë ndaj porteve iraniane, e cila pritet të zgjerohet më tej për të kontrolluar hyrje-daljet detare të Iranit.

Nga ana tjetër, Hegseth akuzoi forcat iraniane për veprime të rrezikshme në det, përfshirë vendosjen e minave dhe sulmet ndaj anijeve tregtare, duke theksuar se këto veprime kanë përshkallëzuar tensionet dhe kanë ndikuar në tregjet globale të energjisë.

Ndërkohë, situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet kritike, pasi bllokimi i saj ka ndikuar ndjeshëm në furnizimin global me naftë dhe ka rritur shqetësimet për një krizë të mundshme energjetike.